Golrokh Ebrahimi Iraee, një shkrimtare dhe aktiviste iraniane është dënuar me 7 vite burg, duke përfshirë gjashtë për “bashkëpunim kundër sigurisë kombëtare” dhe një për “propagandë kundër sistemit”.
Iraee u arrestua për aktivitetet e saj në mediat sociale në fund të shtatorit, menjëherë pasi protestat antiqeveritare shpërthyen pas vdekjes së vajzës, Mahsa Amini.
Shkrimtares dhe aktivistes i është ndaluar edhe largimi nga vendi për dy vite, i është konfiskuar celulari dhe do t’i ndalohet anëtarësimi në grupe apo shoqata për dy vjet./abcnews.al