Irani ashpërson masat për vendosjen e hixhabit, një vit pas vdekjes së Mahsa Amini

schedule12:51 - 22 Shtator, 2023

schedule 12:51 - 22 Shtator, 2023

Parlamenti iranian miratoi të mërkurën legjislacionin e ri të për dënime më të ashpra për gratë që shkelin rregullat e vendosjes së hixhabit, disa ditë pas përvjetorit të parë të protestave masive që u nisën pas vdekjes së Mahsa Amini.

Amini, një kurdo-iraniane 22-vjeçare, vdiq shtatorin e kaluar pasi u arrestua nga policia e moralit për mosrespektim të kodit konservator të veshjes së vendit dhe dyshohet se u rrah për vdekje gjatë ndalimit.

I ashtuquajturi “projektligji për hixhabin” do të miratohet për një periudhë prove trevjeçare. Projektligji përcakton rregulla të ndryshme veshjes, të cilat nëse shkelen mund të çojnë deri në 10 vjet burg.

Gratë që nuk veshin hixhabin siç duhet në publik dhe burrat që veshin “rroba zbuluese ku tregojnë pjesë të trupit më poshtë se gjoksi ose mbi kyçet e këmbës”, do të marrin gjoba që rriten gradualisht pas shkeljeve të përsëritura, thotë projektligji.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!