Në qytetet Bojnurd dhe Mashhad të Iranit janë mbyllur institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit.
“Për shkak të ndotjes së ajrit që kalon mbi 300 mikrogram/metër kub, sot pas orës 10:00 janë mbyllur institucionet shtetërore në Bojnurd”, tha një zyrtar.
Për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit në qytetin e Mashhadit, janë mbyllur institucionet qeveritare dhe shkollat.
Mehdi Ilahipur, Drejtor i Mbrojtjes së Mjedisit në Rezevi Khorasan, tha se ndotja e ajrit në Mashhad është në nivelin 236 mikrogramë/metër kub për shkak të stuhisë së pluhurit.
Zyrtari iranian u bëri thirrje njerëzve, veçanërisht atyre me sëmundje të zemrës dhe të frymëmarrjes, të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk e kanë të detyrueshme.
Grupi i punës emergjente për ndotjen e ajrit në Mashhad njoftoi gjithashtu se institucionet qeveritare dhe shkollat janë mbyllur në qytet.