Të paktën 103 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga dy shpërthime bombash pranë varrit të gjeneralit iranian Qasem Soleimani në përvjetorin e katërt të vrasjes së tij nga SHBA. Televizioni shtetëror iranian raportoi një shpërthim të parë dhe më pas një tjetër gjatë ceremonisë në varresat e qytetit Kerman.
Televizioni shtetëror tha se të paktën 103 njerëz ishin vrarë dhe 211 të tjerë u plagosën, duke e bërë atë një nga sulmet më të këqija në Iran, i cili është përballur me incidente të ngjashme në të kaluarën nga grupe të ndryshme, përfshirë Shtetin Islamik. Askush nuk mori përgjegjësinë për shpërthimet e së mërkurës.
Soleimani shihej si figura më e fuqishme në Iran pas Udhëheqësit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, përpara se të vritej në një sulm me dron amerikan në Irakun fqinj në vitin 2020.
Incidenti i së mërkurës vjen në mes të tensioneve të shtuara në rajon pasi nënkryetari i grupit palestinez të mbështetur nga Irani, Hamas, u vra në një sulm izraelit me dron në Liban./abcnews.al