Iraku ofrohet si ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës

schedule21:46 - 17 Prill, 2023

schedule 21:46 - 17 Prill, 2023

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmitro Kuleba ka qenë sot në Irak për herë të parë që nga fillimi i luftës me shpresën për të fituar mbështetje diplomatike.

Bagdadi ka propozuar një armëpushim dhe ka ofruar të ndërmjetësojë mes Kievit dhe Moskës për t’i dhënë fund konfliktit, shkruan Sky News.

Por kryediplomati i Ukrainës – vizita e të cilit sot në Irak shënon gjithashtu të parën nga një ministër i jashtëm ukrainas në 11 vjet – këmbëngul se vendi i tij nuk do të përfshihet në bisedimet e paqes nëse Rusia nuk tërhiqet nga territori i saj.

Iraku “ka përvojë në komunikim me vendet që kanë tension mes tyre” dhe “është i gatshëm të jetë në shërbim të paqes”, tha ministri i jashtëm i Irakut Fuad Hussein në një konferencë shtypi në kryeqytet.

Kuleba tha se Ukraina e sheh “Irakun si një vend që është i aftë të ndërtojë ura”, por tha se ishte e rëndësishme të theksohet se “Ukraina dëshiron paqen dhe Rusia dëshiron luftë”.

“Ne kemi nevojë që Rusia të pajtohet me një fakt shumë të thjeshtë se ajo duhet të ndalojë luftën dhe të tërhiqet”, shtoi ai.

Pavarësisht refuzimit të ofertës së Irakut për ndërmjetësim, ministri i jashtëm i Ukrainës tha se Kievi po kërkon të forcojë lidhjet me Bagdadin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!