Iraku kërkon ekstradimin e Salwan Momika që dogji Kuranin në Suedi

schedule15:31 - 29 Qershor, 2023

schedule 15:31 - 29 Qershor, 2023

Gjykata e Lartë e Irakut ka ndërmarrë hapa për ekstradimin e Salwan Momika, me origjinë irakiane, i cili dogji Kuranin në Suedi dhe për ta nxjerrë atë para gjykatës në Irak.

Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Faik Zeydan ka urdhëruar të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore që irakiani i cili dogji Kuranin në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, të kthehet në vend dhe të dalë para gjyqit, raportoi agjencia irakiane e lajmeve INA.

Ministria e Jashtme e Irakut në deklaratën e saj dënoi djegien e Kuranit. “Ky veprim është provokim kundër muslimanëve. I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të marrë përgjegjësi ndaj të gjitha formave të ekstremizmit”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se është për t’u habitur se si autoritetet suedeze lejuan këtë.

Udhëheqësi fetar dhe politik shiit i Irakut, Muqtada al-Sadr bëri thirrje për dëbimin e ambasadorit suedez në Bagdad dhe protesta para ambasadës për sulmin ndaj Kuranit.

Të mërkurën, një person i identifikuar si Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, i vuri zjarrin një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë para një xhamie në Stokholm.

Më 12 qershor, gjykata suedeze e apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së ulët për të anuluar ndalimin e djegies së Kuranit, duke vendosur se policia nuk kishte baza ligjore për të parandaluar dy protesta për djegien e Kuranit në fillim të këtij viti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!