Iraku kërkon arrestimin e Trumpit: Për çfarë akuzohet

schedule12:56 - 7 Janar, 2021

schedule 12:56 - 7 Janar, 2021

Autoritetet gjyqësore irakiane kanë lëshuar një urdhër arrest ndaj presidentit në detyrë të SHBA-së Donald Trump lidhur me vrasjen e një gjenerali iranian dhe një lideri të milicisë irakiane vitin e kaluar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se urdhër-arresti u lëshua nga një gjykatës në Bagdad, ku po hetohet sulmi me dron i Shteteve të Bashkuara, që la të vrarë gjeneralin Qassim Soleimani dhe Abu Mahdi al-Muhandis, tha gjykata irakiane.

Al-Muhandis ishte zëvendëskryetar i një milicie irakiane, e cila mbështetej nga grupe iraniane. Ndërkaq, Soleimani ishte komandant i forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit. Akuza për vrasje në Irak ka dënim me vdekje. Por, ky urdhër-arrest ndaj Trumpit është më shumë simbolik, teksa presidenti është në ditët e fundit të presidencës së tij.

Ndërkohë vendimi për ta lëshuar këtë urdhër u tha se u bë “pasi gjykatësi kishte marrë deklaratat nga familja e Abu Mahdi al-Muhadis” të cilët janë në cilësinë e paditësve. Hetimi për këto vrasje është duke vazhduar, njoftoi Këshilli gjyqësor Suprem.

Sulmi me dron i SHBA-së shkaktoi një krizë diplomatike mes Irakut dhe SHBA-së dhe ligjvënësit kishin kaluar një rezolutë në Parlamentin irakian që i bënte thirrje qeverisë që të dëbojë nga shteti trupat e huaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!