Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Iraku dhe Congo plotësojnë Botërorin/ Dy skuadrat morën biletat e fundit pas play off ndërkontinental

schedule12:57 - 1 Prill, 2026

schedule 12:57 - 1 Prill, 2026

Iraku dhe Republika Demokratike e Kongos morën dy biletat e fundit për në “Botërorin 2026”, pas triumfit të tyre në finalet e play off ndërkontinental.

Skuadra aziatike dhuroi një suprizë të vërtetë, pasi mundi 2-1 favoritët e Bolivisë në sfidën e luajtur në Monterrey të Meksikës.

Al Hamadi kaloi irakenët në epërsi në minutën e 10-të-, përpara se Paniagua të barazonte shifrat në të 38-ën dhe të vendoste fatin e pjesës së parë.



Pas pushimit, Husein shënoi golin e dytë dhe të triumfit për Irakun, që kthehet të luajë në finalet e një Kupe Bote pas një pritje 40 vjeçare.  Në “Botërorin 2026”, Iraku do të konkurrojë në Grupin I, bashkë me Francën, Norvegjinë dhe Senegalin.

Në sfidën tjetër të plej ofit ndërkontinental të luajtur në Guadalajara të Meksikës, Republika Demokratike e Kongos fitoi 1-0 ndaj Xhamajkës.

Afirkanët vulosën biletën e tyre për në Botëror falë golit të Tuanzebe vetëm në minutën e 100-të. Kjo është hera e dytë që skuadra kongoleze siguron kualifikimin në finalet e Kupës së Botës, megjithëse 54 vite më parë e kishte arritur si Zaire.

Ajo bëhet përfaqësuesja e 10 nga Afrika që kualifikohet në “Botërorin 2026”, ku do të luajë në Grupin K bashkë me Kolumbinë, Portugalinë dhe Uzbekistanin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!