Irakianët protestojnë për djegien e Kuranit, i vënë flakën ambasadës suedeze në Bagdad

schedule07:43 - 20 Korrik, 2023

schedule 07:43 - 20 Korrik, 2023

Qindra irakianë protestuan para ambasadës suedeze në Bagdad në orët e para të së enjtes , duke sulmuar ndërtesën dhe duke i vënë më pas flakën në shenjë proteste kundër djegies së Kuranit në Suedi. Sipas Reuters, anëtarët e delegacionit diplomatik suedez nuk janë lënduar.

Megjithatë, nuk u dhanë më shumë informacione se si ata u larguan dhe ku ndodheshin. Demonstrata e së enjtes u thirr nga mbështetësit e klerikut shiit Muqtada Sadr për të protestuar kundër djegies së dytë të planifikuar të Kuranit në Suedi brenda disa javësh.

“Po, po për Kuranin”, brohorisnin protestuesit. Ministria e Jashtme e Irakut gjithashtu dënoi incidentin dhe tha në një deklaratë se qeveria irakiane kishte udhëzuar forcat e sigurisë të kryejnë një hetim të shpejtë, të identifikojnë autorët dhe t’i vënë ata para drejtësisë.

Në fund të muajit të kaluar, Sadr bëri thirrje për protesta kundër Suedisë dhe dëbimin e ambasadorit suedez pas djegies së Kuranit në Stokholm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!