Prishtina ka treguar forcën e saj. Ekipi kryeqytetas zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit në Podujevë dhe mposhti Llapin me rezultatin 0-4. Bardhekaltrit u hakmorën për humbjen e fazës së parë dhe siguruan një trepikësh shumë të rëndësishëm.
Endrit Krasniqi dhe Ahmet Haliti shënuan në pjesën e parë, ndërsa Ahmed Januzi dhe Armend Thaçi vulosën fitoren e thellë të miqve në 45 minutat e dyta. Kastriot Selmani arriti të shënojë golin e vetëm të Llapit në minutën e 75-të. Kjo fitore e ngjit Prishtinën përkohësisht në vend të katërt me 27 pikë, ndërsa ekipi i Batatinës numëron 3 pikë më pak.
Nuk ka fitues në duelin Feronikeli-Drita. Kampionët në fuqi nuk arritën të siguronin fitoren e dytë radhazi pas asaj kundër Prishtinës. Ndeshja ishte shumë e fortë, por asnjë prej lojtarëve nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.
Ekipi nga Drenasi renditet në vend të gjashtë me 23 pikë, ndërsa miqtë nga Gjilani qëndrojnë të tretët më 28 pikë, dy më pak se kryesuesit e Gjilanit dhe Ballkanit. /abcnews.al
Feronikeli – Drita 0-0
Llapi – Prishtina 1-4
(Selmani 75′ / Krasniqi 25′, Haliti 32′, Januzi 46′, Thaçi 70′)