IPKO Superliga/ Një gol afron Dritën me kreun, suksesi i parë dardan për Duron

schedule16:15 - 27 Tetor, 2020

schedule 16:15 - 27 Tetor, 2020

E vështirë ishte ndeshja e Dritës në fushën e Arbërisë, por kampionët në fuqi të Kosovës iu falën një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë për t’u kthyer me tre pikë në Gjilan.

0-1 u mbyll takimi i luajtur në Obiliq, sfidë që u vendos nga rrjeta e Festim Alidemajt në minutën e 45+1′. Sulmuesi 23-vjeçar shfrytëzoi një asist të Xhevdet Shabanit dhe ia doli të mposhtë portierin vendas.

Ky sukses i ngjit “Intelektualët” në vend të dytë me 16 pikë, tre pikë më pak se Ballkani kryesues që ka luajtur një ndeshje më shumë. Klodian Duro merr fitoren e parë si trajner i Feronikelit.

 

Renditja e kampionatit

Ekipi nga Drenasi mposhti 1-0 në shtëpi Llapin e Batatinës. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa goli i fitores u shënua nga Yll Hoxha në minutën e 53-të.

10 pikë numëron Feronikeli pas triumfit në derbi, teksa Llapi ndan vendin e fundit me Besën e Pejës. Skuadra nga Podujeva po has vështirësi të mëdha dhe ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 8 sfida. /abcnews.al

IPKO Superliga e Kosovës, java e nëntë
Arbëria-Drita 0-1
(Alidemaj 45+1′)
Feronikeli-Llapi 1-0
(Hoxha 53′)