IPKO Superliga e Kosovës, Ymeri dhe Vucaj mes yjeve të javës së 19-të

schedule10:18 - 26 Shkurt, 2020

schedule 10:18 - 26 Shkurt, 2020

Ipko Superliga e Kosovës vitet e fundit është forcuar si kampionat, ndërkohë që klubet dardane kanë marrë lojtarë edhe nga Superiorja. Gjilani është klubi me numrin më të madh të lojtarëve të marrë nga kampionati shqiptar.

Javën e fundit kanë spikatur dy futbollistë shkodranë, të cilët janë përzgjedhur në formacionin më të mirë nga Telegrafi. Bëhet fjalë për mesfushorët Ersil Ymeri dhe Erjon Vucaj. I pari është pjesë e Llapit dhe në dhjetor u largua nga Laçi.

Për të është eksperienca e parë në Kosovë. Shkodrani shënoi dy gola në fitoren që skuadra nga Podujeva mori kundër kampionëve në fuqi të Feronikelit. Spikati edhe Vucaj me Dritën. Fantazisti shënoi një gol dhe asistoi në triumfin që skuadra nga Gjilani regjistroi kundër Vushtrrisë në transfertë. /abcnews.al

View this post on Instagram

Formacioni më i mirë i javës së 19-të në IPKO Superligë Telegrafi ka zgjedhur lojtarët më të dalluar në këtë javë që solli plot 20 gola, duke i radhitur në një formacion 4-3-2-1. Portier Kishte shumë mëdyshje, pasi këtë javë kishte paraqitje shumë të mira të portierëve. Armend Ruxhi bëri një ndeshje të mirë ndaj Ferizajt, ku edhe shënoi gol nga pika e bardhë. Por në formacion vend ka zënë Giacomo Nava që pati paraqitje të madhe te Llapi, duke pritur edhe një penallti në kohën shtesë që ishte deçizive në marrjen e tri pikëve. Mbrojtja Një mbrojtje e çeliktë mund të quhet kjo e kësaj jave. Në të djathtë është Edison Kçiku i Gjilani, që pati paraqitje të mirë ndaj Flamurtarit. Në qendër Leotrim Bekteshi (Prishtina) dhe Ylber Kastrati (Gjilani), që ishin ndër më meritorët në fitoret e skuadrave të tyre. Në të majtë Ilit Blakçori i Dritës, që bëri një paraqitje shumë të mirë në Vushtrri. Mesfusha Mesfusha vjen me lojtarë që shënuan gola, duke u treguar vendimtar. Në qendër janë Edvin Kuc (Ballkani) dhe Ergyn Ahmeti (Prishtina), që shënuan dy prej golave më të bukur të kësaj jave. Më të avancuar janë Arbër Hoxha (Ballkani), Erjon Vucaj (Drita) dhe Ersil Ymeri (Llapi). Hoxha si zakonisht tregoi lojë të madhe ku shënoi një gol të bukur nga penalltia, ndërsa në anën tjetër Erjon Vucaj shënoi dhe asistoi për Dritën. Ymeri ishte heroi i Llapi, ku shënoi dy herë. Sulmi Edhe pse disa sulmues kishin paraqitje të mirë, si Oto John, Kastriot Rexha, Drilon Fazliu dhe Tomislav Busic, vendi i sulmuesit është i rezervuar për dikë tjetër. Arb Manaj shënoi dy herë duke i dhënë fitoren e madhe 89-shit, që e mban aktualisht jashtë zonës së rrezikshme. Trajneri i javës Ky vend shkon për Shpëtim Idrizin. Trajneri mitrovicas bëri ndërhyrjet e nevojshme për ta kthyer humbjen në fitore në pjesën e dytë. /Telegrafi/ * Blakçori

A post shared by Superliga e Kosovës (@ipko_superliga) on