IPKO Superliga e Kosovës, Ymeri dhe Vucaj mes yjeve të javës së 19-të

schedule10:18 - 26 Shkurt, 2020

schedule 10:18 - 26 Shkurt, 2020

Ipko Superliga e Kosovës vitet e fundit është forcuar si kampionat, ndërkohë që klubet dardane kanë marrë lojtarë edhe nga Superiorja. Gjilani është klubi me numrin më të madh të lojtarëve të marrë nga kampionati shqiptar.

Javën e fundit kanë spikatur dy futbollistë shkodranë, të cilët janë përzgjedhur në formacionin më të mirë nga Telegrafi. Bëhet fjalë për mesfushorët Ersil Ymeri dhe Erjon Vucaj. I pari është pjesë e Llapit dhe në dhjetor u largua nga Laçi.

Për të është eksperienca e parë në Kosovë. Shkodrani shënoi dy gola në fitoren që skuadra nga Podujeva mori kundër kampionëve në fuqi të Feronikelit. Spikati edhe Vucaj me Dritën. Fantazisti shënoi një gol dhe asistoi në triumfin që skuadra nga Gjilani regjistroi kundër Vushtrrisë në transfertë. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/B8_Hh4lh29M/?utm_source=ig_web_copy_link

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!