IPKO Superliga: Drenica triumfon në derbi, “ringjallet” Vushtrria

schedule15:56 - 26 Tetor, 2019

schedule 15:56 - 26 Tetor, 2019

Drenica ia ka dalë të fitojë derbin me Feronikelin. Një gol i Qemail Elshanit në minutën e pestë i dhuroi triumfin e dytë rresht në kampionat ekipit nga Skënderaj. Drenica nuk humbet prej 5 javësh dhe trepikëshi i sotëm e ka ngjitur në vend të shtatë me 17 pikë. Humbja e pestë për kampionët në fuqi, të cilët nuk po arrijnë t’i japin vazhdimësi rezultateve pozitive.

Vushtrria arrin më në fund të fitojë në shtëpi. Fitim Llapashtica e nisi mbarë aventurën në stolin e Vushtrrisë, teksa zëvendësoi disa ditë më parë italianin Antonio Toma. Goli i Eri Lamçjes në pjesën e parë vendosi fatet e kësaj ndeshje.

Kjo ishte fitorja e dytë në kampionat për Vushtrrinë, që ngjitet në kuotën e 9 pikëve pas javës së 12-të. Disfata e dytë rresht në transfertë për Llapin. Ekipi i Batatinës u mposht edhe në Gjilan tre ditë më parë dhe mbetet katër pikë larg kreut. /abcnews.al

Drenica – Feronikeli 1-0
(Elshani 5′)

Vushtrria – Llapi 1-0
(Lamçja 26′)

Renditja e kampionatit dardan pas ndeshjeve të sotme