IPKO Superliga/ Arbëria siguron fitore shprese, Uka shpëton Drenicën në derbi

schedule16:53 - 24 Prill, 2021

schedule 16:53 - 24 Prill, 2021

Tre pikë shpresë për Arbërinë në IPKO Superligën e Kosovës, teksa mbyllet pa fitues takimi Drenica-Feronikeli. Skuadra nga Lipjani mposhti 2-1 në shtëpi mes vështirësive Besën e vendit të fundit.

Miqtë nga Peja kaluan të parët në avantazh me anë të golit të Etnik Brrutit, por Arbëria reagoi dhe përmbysi gjithçka falë rrjetave të brazilianit Marclei dhe Hysen Bytyqit.

Ipko Superliga e Kosovës – Java 30
E shtunë, më 24 prill, ora 15:00
Arbëria-Besa 2-1
(Marclei 65′, Bytyqi 85′ / Brruti 51′)

Drenica-Feronikeli 1-1
(Uka 90′ / Simonovski 1′)

Vendi i parafundit dhe 30 pikë për Arbërinë, që ndodhet katër pikë larg Drenicës së vendit të tetë, pozicion që të mban në elitë. “Shqiponjat e Zeza” nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Feronikelin.

 

Renditja e kampionatit dardan

Marko Simonovski zhbllokoi derbin që në minutën e parë, duke kaluar skuadrën nga Drenasi në avantazh. Drenica nuk u dorëzua dhe në minutën e fundit evitoi humbjes falë golit të Kreshnik Ukës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!