“Zikaltërit” e Inter dështuan, në fazën e parë të Kupës së Italisë, teksa në “mitikun” Milanos, Giuseppe Meazza është mundur në kohën shtesë nga “Emilianët” e Bologna, duke i dhënë kështu “lamtumtirën”, në një fazë shumë të hershme, një kompetiiconi, që e fiton prej vitesh radhazi tashmë,
Mirëpo, eleminimi në Kupë nuk është i vetmi problem i “Zikaltërve” dhe teknikut, Simone Inzaghi, me këtë të fundit, që në transfertën e kësja fundjave, ndaj skuadrës së Lecce, pjesë e së cilës është edhe “tanku” i Kombëtares, Ylber Ramadani, tekniku italian nuk do të ketë shërbimet e kapitenit Lautaro Martinez.
Kështu, “fantazisti” francez i sulmit, Marcus Thuram, i cili do të jetë titullar i padiskutueshëm në këtë sfidë pritet të “shoqërohet” në sulm, nga austriaku, Marko Arnautovic, i cili deri tani nuk ka bindur me performancat e ti, pra transferta ndaj skuadrës së Ramadanit do të jetë një lloj testi i ri dhe i “fundit” për 34-vjeçarin . /i.m /abcnews.al