Inzaghit nuk i trembet syri: Dua Manchester City si kundërshtar në Champions, skuadra jonë është shumë në formë

schedule10:46 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 10:46 - 18 Dhjetor, 2023

Inter ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Lazios me rezultatin 0-2, duke konfirmuar edhe njëherë se janë skuadra më në formë në Serie A.

Zikaltërit pas kësaj fitore tani e shohin veten në krye të tabelës me 41 pikë, 4 pikë më shumë se Juventusi i vendit të dytë. Pas përfundimit të ndeshjes, Inzaghi foli në konferencë ku ka lakuar paraqitjen fantastike të dyshes Lautar-Thuram, por edhe të gjithë skuadrës, ndërsa evidentoi edhe talentin e mbrojtësit gjerman, Yann Bisseck. Ai gjithashtu foli edhe për kundërshtatin e preferuar në shortin e Champions League.

“E prisja këtë performancë nga Lautaro dhe Thuram, pasi që në verë dhanë sinjale se mund të kuptohen shumë mirë së bashku. Megjithatë, i gjithë Interi është shumë në formë. Erdhëm dhe fituam ndaj Lazio në “Olimpico”, edhe pse kishim katër mungesa të rëndësishme si Cuadrado, Sanchez, De Vrij dhe Dumfries.

Dua të ndalem edhe te performanca e Bisseck. Ai tregoi shumë personalitet, edhe pse kishte përballë kundërshtarë shumë cilësorë. Nuk u vu asnjëherë në panik, ndaj edhe nuk patëm nevojë të rrezikojmë Pavard.

Shorti i Champions League? Dua Manchester City si kundërshtar”, është shprehur Simone Inzaghi./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!