Në orën 20:45, “zikaltërit” e Inter do të presin në mitikun, “Giuseppe Meazza”, skuadrën e Sassuolo, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, përballje që pritet të jetë spektakolare.
Përsa i përket formacionit, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 3-5-2, ku në portë është vendosur zvicerani, Yann Sommer e para tij në mbrojtjes, Darmian, Acerbi e Bastoni. Në krahët e mesfushës janë Dumfries e Dimarco, me qendrën që mbulohet nga Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan, ndërsa në sulm është dyshja Lautaro-Thuram.
Në krahun tjetër, tekniku Alessio Dionisi e ka rreshtuar skuadrën e tij, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur si zakonisht, Consigli. Në mbrojtje janë Vina, Viti, Erlic e Tolja. Para mbrojtjes janë vendosur Boloca e Matheus Henrique, ndërsa më të avancuar në mesfushë janë Lauriente, Domenico Berardi e “legjionari”, Nedim Bajrami. Ndërkaq, në “majën” e sulmit është vendosur ish-talenti i Inter, Andrea Pinamonti. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: