Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Udinese ka lojtarë cilësorë, duhet të jemi të kujdesshëm

schedule19:15 - 17 Shtator, 2022

schedule 19:15 - 17 Shtator, 2022

Interi do të përballet ditën e nesërme në transfertë me Udinesen në kaudër të javës së shtatë të Serie.

Udinese është nga ekipet më në formë në kampionatin italian pasi ka 4 fitore radhazi dhe është vetëm një pikë larg kreut.

Inzaghi para ndeshjes është treguar koshient për fuqinë  e kundërshtarit që ka përballë.

A është lideri grupi? “Absolutisht që po, të luash aq shumë kam nevojë për të gjithë dhe për ne trajnerët është një shenjë e shkëlqyer kur sheh se duke ndryshuar lojtarë gjithmonë arrin të mbash një ekip kompakt dhe të vendosur. Ata janë shenja të shkëlqyera.”

Udinese vjen nga katër fitore radhazi- “Po, do të duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Është një ekip shumë i shëndetshëm, i stërvitur mirë, me shumë lojtarë cilësorë. Do të na duhet një garë vendosmërie: do të gjejmë skuadrën me serinë më të mirë në ligë.”

A mund të themi cili është më i forti? “Patjetër. Ata vijnë nga katër fitore radhazi, të merituara dhe të dëshiruara. Është një ekip i vështirë dhe ne duhet ta përballojmë atë nga Interi.”

Sa e rëndësishme do të jetë qasja? “Do të jetë vendimtar. Udinese shënon në minutat e para të ndeshjes dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme që t’i qasemi ndeshjes në mënyrën më të mirë të mundshme”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!