Inzaghi thur elozhe për Asllanin: Është fat të kesh lojtar si ai në ekip, jam i lumtur për asistin që dha

schedule08:04 - 29 Janar, 2024

schedule 08:04 - 29 Janar, 2024

Simone Inzaghi vlerëson maksimalisht performancën e Kristjan Asllanit në ndeshjen ndaj Fuorentinës, me mesfushorin kuqezi që luajti për 95 minuta dhe dha asistin e golit të vetëm të takimit, të shënuar nga kapiteni Lautaro Martinez.

Pas ndeshjes, Inzaghi deklaroi se nuk ka pasur kurrë dyshime te cilësitë e Asllanit, bazuar edhe te puna që ai bën në stërvitje, teksa ka mbetur i befasuar edhe nga forma fizike.
“Kristjan ishte shumë i zoti, por nuk kam pasur dyshime. Kam pasur dyshime nëse do të rrinte me ne edhe një vit, duke qëndruar pas Calhanoglu, por mund të them me bindje se është 100% pjesë e grupit. Stërvitet gjithmonë mirë dhe është fat të kesh djem si ai në ekip.

Jam i kënaqur për asistin që dha, por sot mund të them se ka bërë edhe ai “golin” e tij, duke vrapuar për 95 minuta, pasi kishte shumë kohë që nuk luante një ndeshje të plotë. Kjo është dëshmia e arritjeve të atyre që punojnë”, u shpreh trajneri zikaltër./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!