Inzaghi: Tani të mbajmë vendin e parë! Në Champions s’i donim 3 ekipe

schedule10:07 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 10:07 - 18 Dhjetor, 2021

Simone Inzaghi u shfaq i kënaqur pas fitores kundër Salernitana. Interi i tij realizoi 5 gola dhe tekniku në Sky Sport Italia u shpreh:

“Këto ndeshje në letër duken të lehta, por nuk është ky rasti. Djemtë patën të njëjtën sjellje nga fillimi, unë bëra ndryshime dhe ju as nuk e dalloni për shkak se të gjithë djemtë rriten njëlloj.

Kemi përpara ndeshjen e nëntë në 25 ditë dhe duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe një herë para pushimit të Krishtlindjes”.

“Mendoj se ne gjithmonë kemi luajtur futboll të mirë, por me angazhimin në Champions League kemi lënë pikë rrugës. U paraqitëm mirë për ta mbajtur kokën lart dhe u kthyem në krye të tabelës. Tani duam ta mbajmë atë pozicion”.

“Liverpool, Manchester City dhe Bayern Munich ishin skuadrat që nuk i donim përballë, por ky është shorti. Duhet të shohim formën në shkurt, si do jemi fizikisht dhe me dëmtimet”, përfundoi Inzaghi deklaratën e tij. / abcnews.al