Lazio shpreson të rifillojë kampionati dhe të rikthehet te gara për titullin kampion me Juventusin. Bardhekaltrit po zhvillonin një sezon fantastik dhe janë një pikë larg kreut. Simone Inzaghi po aplikon një futboll shumë të bukur në skuadër dhe drejtuesit janë të lumtur me të.
Kontrata i përfundon në verën e vitit 2021, por Lotito nuk e imagjinon një Lazio pa të në stol. Presidenti i klubit kryeqytetas po përgatit një super rinovim për trajnerin. Sportmediaset raporton se 44-vjeçarin e pret një kontratë deri në vitin 2025.
Lotito dhe Tare duan të kthejnë në Alex Fergusonin e Lazios. Inzaghi mori drejtimin e skuadrës në prillin e vitit 2016 dhe ia ka dalë të fitojë 1 Kupë Italie dhe 2 Superkupa. Vetë trajneri ndihet për mrekulli në Romë dhe negociatat e rinovimit janë në rrugë të mbarë.
Diçka e tillë pritet të ndodhë para fillimit të Serie A, që ka për të zhvilluar edhe 12 ndeshje. Po kaq i duhen Inzaghit për t’u bërë trajneri me më shumë ndeshje si trajner në historinë e Lazios, duke parakaluar emra si Juan Carlos Lorenzo dhe Dino Zoff. /abcnews.al

