Inzaghi: Përgëzoj djemtë për sezonin e zhvilluar. Urime Milan!

schedule21:12 - 22 Maj, 2022

schedule 21:12 - 22 Maj, 2022

Interi nuk ia doli që të shpallej kampion edhe këtë sezon në Seria A, pasi u rendit i dyti me 2 pikë më pak se rivali i tyre Milan, në tabelën e klasifikimit.

Një garë emocionuesi ishte ky sezon mes kuqezinjve dhe zikaltërve, me titullin që u desh të vendosej në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Pas ndeshjes që të besuarit e Simone Inzaghit fituan 3-0 ndaj Sampdorias në “San Siro”, tekniku i zikaltërve ka folur për “DAZN”, teksa nuk ka nguruar të urojë edhe Milan për titullin.

“Mbizotëron krenaria, duhet përgëzuar ky grup pasi ka bërë një sezon shumë të mirë. Urime Milanit, që arriti të grumbullojë 86 pikë, ndërsa ne fituam vetëm 84 pikë. Në 10 ndeshjet e fundit kemi grumbulluar 3 pikë më shumë se kuqezinjtë.

Ndeshja në “San Siro”, duartrokitjet e të gjithë stadiumit…Jam krenar për këtë që kemi bërë, mund të ishin gjëra të mëdha për titullin”, ka thënë mes të tjerash Inzaghi. /f.a/abcnews.al