Inzaghi për të ardhmen tek Inter: Nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt, padyshim që do të qëndroj

schedule20:24 - 23 Maj, 2023

schedule 20:24 - 23 Maj, 2023

Mbrëmjen e nesërme, “zikaltërit” e Inter do të përballen me “violët” e Fiorentina në finalen e madhe të Kupës së Italisë, që si zakonisht në do të zhvillohet në mitikun “Stadio Olimpico” të Romës.

Ditën e sotme është mbajtur dhe konferenca për shtyp në prag të finales, nga ku trajneri i “zikaltërve”, Simone Inzaghi është pyetur nga gazetarët e pranishëm nëse do të qëndrojë sezonin e ardhshëm tek Inter ose jo, bazuar këtu dhe te fjalët e Drejtorit sportiv, Giuseppe Marotta që tha ditën e djeshme se Inzaghi padiskutim që do të qëndrojë në krye të pankinës “zikaltër”.

“Absolutisht, unë kam një kontratë dhe nuk jam ndjerë kurrë i pasigurt. Gjithmonë kam punuar 24 orë në ditë bashkë me stafin. E dimë që gjykohemi gjithmonë nga rezultatet që marrim”,- është shprehur Inzaghi. /i.m /abcnews.al