Interi i Inzaghit rrëmbeu barazimin 1-1 ndaj Real Sociedad në një ndeshje shumë të vëshitrë. Goli i kapitenit Lautaro tre minuta para përfundimit shmangi humbjen për zikaltërit.
“I kisha parashikuar vështirësitë ndaj një kundërshtari të denjë. Ishim mirë sepse për një orë vuajtëm, por mbetëm gjallë për të shënuar. Pasi barazuam në fund të ndeshjes, donim ta fitonim atë.
Më vjen mirë që djemtë nuk u dorëzuan në asnjë moment dhe luftuan deri në fund. Kishim një kundërshtar shumë të fortë në shtëpinë e tij dhe kjo nuk është e lehtë”, është shprehur Simone Inzaghi./h.ll/abcnews.al