Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi nuk po rinovon me Lazion, mund ta zëvendësojë një emër i madh

schedule10:36 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 10:36 - 10 Dhjetor, 2020

Kontrata e Simone Inzaghi me Lazion përfundon në fund të sezonit dhe nga asnjëra palë nuk ka pasur hapa para për të rinovuar kontratën, madje asnjë takim, që mund të japë ndonjë indicje mbi vazhdimin e bashkëpunimit.

Për këtë arsye Tare mund të ketë nisur të mendojë për pasuesit e mundshëm të Inzaghit. Massimiliano Allegri është emri më i bujshëm në listën e zbuluar nga mediet italiane.

 

Që në verën e vitit 2019 italiani është i papunë dhe në kërkim të një skuadre, teksa opsionet në dispozicion nuk kanë qenë të shumta Lazio është një sfidë intriguese dhe nuk mund të përjashtohet, megjithëse kërkesat financiare të ish-juventinit nuk janë aspak modeste.

Në liste nuk është vetëm Allegri pasi Juric i Hellas Veronës është një trajner mjaft i shquar dhe në pak vite ka arritur ta shndërrojë Veronën në një ekip shumë solid. Nga duart e tij dolën Rrahmani dhe Kumbulla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!