Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Nëse Lukaku do të ishte në formë, ai do të na kishte dhënë pikët që kemi humbur në ligë

schedule08:30 - 11 Janar, 2023

schedule 08:30 - 11 Janar, 2023

Pas fitores së mbrëmshme me rezultatin 2-1 ndaj Parmës, ndeshje e cila ishte e vlefshme për Kupën e Italisë dhe të cilën zikaltërit e fituan me vështirësi në shtesa, Simone Inzaghi u është përgjigjur disa pyetjeve nga gazetarët, ku një nga to kishte të bënte me Romelu Lukaku.

“A ka nevojë Interi për Lukakun më të mirë? Romelu është shumë i rëndësishëm për ne, ne e donim atë me të gjitha forcat tona. Fatkeqësisht ai kishte një dëmtim të rëndëdhe kishte probleme me menaxhimin e tij.

Pas Kupës së Botës ai u stërvit shumë mirë, ai u rikthye shkëlqyeshëm me Napolin. E shtuna tashmë ishte e kufizuar. Ne vlerësojmë dita-dtës si ta rikthejmë atë në top formë sepse për ne është një vlerë e shtuar e madhe, nëse ai do të kishte qenë në formën e tij më të mirë, ai do të na kishte sjellë ato pikë shtesë që na mungojnë në ligë”, është shprehur Inzaghi për Lukakun./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!