Rezultati 2-0 në favor të Interit kundër Empolit, me golat e Dimarco dhe Sanchez, e riktheu Interin në +14 pikë diferencë nga vendi i dytë që ndodhet Milan. Në atë që ishte ndeshja e 150 në stolin e Interit, Inzaghi arriti fitoren numër 100 me klubin zikaltër në të gjitha kompeticionet.
Një fakt vërtet historik për tekniku italian, pasi janë vetëm katër trajnerë që kanë arritur 100 fitore si trajner të klubit zikaltër që nga lindja e Serie A.
Para Inzaghit është Helenio Herrera me 205 fitore, Roberto Mancini me 176 dhe Giovanni Trapattoni me 124 fitore./h.ll/abcnews.al