Inter do të mundohet të harrojë derbin e Milanos pasi ditën e nesërme luan në Champions League kundër Bayern Munich. Në Meazza, djemtë e Simone Inzaghi do të bëjnë debutimin sezonal në Champions, por nuk shihen si favorit.
Në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide, Inzaghi bëri një bilanc.
Për ndeshjen ndaj Bayernit
“Ne e dimë forcën e kundërshtarit, grupi është shumë konkurrues. Vijmë nga zhgënjimi i derbit, e dimë se çfarë përfaqësonte për tifozët dhe për klubin tonë.”
Për grupin
“Ne e dimë se duhet të grumbullojmë 10 pikë në këtë grup. Objektivisht është një grup shumë më i vështirë se viti i kaluar, por ne jemi Interi kështu që duhet të jetë një mundësi për t’u përballur me Bayernin. Ata janë një nga skuadrat favorite për të fituar turneun.”
Për situatën e Bastonit dhe Barellës
“Mendoj se nuk është e përshtatshme të flasim për individë pas disfatës të së shtunës. Të gjithë duhet të ngrihemi në nivelin e duhur, sa i përket formacionit do të vendos nesër.”
A ka faj Handanovic në derbi?
“Është normale që në një humbje të kërkosh gjithmonë fajtorë. Unë jam trajner dhe përpiqem të përmisojë ekipin çdo ditë.”
Gabimet e derbit nuk duhen të përsëriten nesër
“Është analizuar, sepse kur ka humbje të dhimbshme duhet të përballesh me të. Gabimi më i madh ishte kur pranuam golin e barazimit. Ne ndaluam së bëri atë që po bënim 25 minutat e para. Ndaj Bayernit duhet të reagojmë më mirë, duhet të qëndrojmë në lojë.”
Gosens?
“Ai është duke u stërvitur shumë mirë, është një profesionist shëmbullor. Vitin e kalua rai humbi praktikisht një sezon të tërë dhe po e paguan duke u stërvitur shumë. Unë jam i kënaqur për punën që ai bënë në stërvitje.”
Mkhitaryan nga minuta e parë?
“Mkhitaryan ka hyrë shumë mirë, është një lojtar cilësor dhe sasior. Ai pati një ngadalësim në ndeshjen kundër Leçes, tani po punon me kapacitet të plotë për një jave dhe mund të jetë n jë zgjidhje që në fillim. Pork a ende një seancë stërvitore nesër, do të marr një vendim.”
Bayern u kthye nga dy barazime
“Kam parë dy ndeshjet e fundit. Përsa i përket shifrave dhe statistikave nuk patën shumë sukses, atëherë kundërshtarët ishin të mirë për të kufizuar këtë ekip, i cili ka intensitetin e më të mirëve në Evropë.”/ h.ll/abcnews.al