Inzaghi në ankth, Brozovic rrezikon të mungojë gjatë dhe Asllani shpreson aktivizimin nga minuta e parë

schedule09:45 - 26 Shtator, 2022

schedule 09:45 - 26 Shtator, 2022

Interi është në angkth për Marcelo Brozovic, i cili doli për shkak të një dëmtimi gjatë ndeshjes Kroaci-Austri të Ligës së Kombeve.

Truri zikaltër është dëmtuar pa ndonjë ndërhyrje të ashpër, duke u ulur në fushë dhe duke kërkuar menjëherë zëvendësimin. Problemi i mesfushorit zikaltër është i natyrës muskulare në kofshën e majtë, ndoshta një tkurrje.

Trajneri i Kroacisë, Dalic, tha pas ndeshjes: “Unë mendoj se ai do të jetë jashtë për tre ose katër javë.”

Brozovic pritet të kryejë sot vizitat mjekësore, por mjekët kroatë, duke folur me kolegët zikaltër, nuk përjashtojnë një tendosje të muskulit. Të martën Brozovic do të rikthehet në Milano ku stafi mjekësor i Interit do të vlerësojë me kujdes shkallën e dëmtimit dhe hapat e rekuperimit.

Ai do të mungojë gjatë ndeshjes ndaj Romës dhe gjithashtu rrezikon atë ndaj Barcelonës në Champions League. Inzaghi i frikësohet përballjes ndaj këtyre ekipeve pa lojtarin e tij kryesor, por tashmë mund  të jetë me të vërtetë shansi i Kristjan Asllanit për të treguar vlerat e tij./ h.ll/abcnews.al