Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Merkato në ofensivë s’ka mbaruar, presim një tjetër sulmues

schedule15:58 - 20 Gusht, 2021

schedule 15:58 - 20 Gusht, 2021

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi foli sot në konferencë për mediet para ndeshjes së javës së parë të Serie A ndaj Genoas. Trajneri tregoi se klubi po punon për të sjellë edhe një tjetër sulmues në këtë merkato, për të plotësuar atë repart.

“Dzeko është një lojtar që e kam takuar shpesh në gjithë këto vite dhe ndër më të mirët në qarkullim. Përtej situatës së krijuar me Lukakun, i cili e kishte ëndërr të kthehej te Chelsea, Dzeko ishte një kërkesë e imja ndaj drejtuesve. Nesër Lautaro dhe Sanchez do mungojnë.

Përveç kësaj një tjetër sulmues do të vijë për të plotësuar sulmin. Kam Pinamontin dhe Starianon që janë stërvitur mirë gjatë këtyre ditëve dhe Calhanoglu, të cilin mund ta vendos më përpara nëse do jetë nevoja”, tha Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!