Inzaghi largon presionin nga lojtarët: Champions League objektivi i Lazios time

schedule15:59 - 29 Qershor, 2020

schedule 15:59 - 29 Qershor, 2020

Skuadra e Lazios vazhdon përgatitjet për sfiën e të nesërmes kundër Torinos. Të besuarit e Simone Inzaghit vijnë pas një fitoreje të rëndësishme 2-1 me Fiorentinën, por sërish janë katër pikë larg Juventusit kryesues. Tekniku i lacialëve është shumë i qetë përpara takimit dhe i kujton të gjithëve objektivin që Lazio kishte kur filloi sezoni.

”Djemtë treguan dëshirë dhe grintë për të qëndruar në garë për titullin dhe fitorja e së dielës na afron dhe më shumë me objektivin sezonal tonin. Synimi ynë kryesor ishte rikthimi në Champions League, diçka që na kishte munguar për një kohë të gjatë”, deklaroi italiani në konferencën për shtyp.

”Pasi të sigurojmë zonën Champions më pas mund të mendojmë për titullin. Kemi shumë pak kohë për tu rikuperuar, pasi janë 48 orë mes dy sfidave. Cataldi do të vijë me ne, por do të jetë shumë e vështirë për të për të luajtur. Gjithashtu duhet parë dhe gjendja e Felipe Caicedos dhe Ciro Immobiles. Shpresoj që edhe lojtarët e tjerë të rikuperohen në kohë për sfidën ndaj Milanit”, përfundon Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!