Inzaghi: Interi fitoi me meritë, Lukaku bëri shumë mirë

schedule09:43 - 1 Shkurt, 2023

schedule 09:43 - 1 Shkurt, 2023

Interi mundi Atalantën me rezultatin 1-0 dhe fluturoi për të katërtën herë radhazi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe arrin në formë të mirë në derbin e së dielës në mbrëmje. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Sportmediaset”, tekniku zikaltër ka folur rreth sfidës.

Ishte kjo performanca që dëshironit nga ky kualifikim?

“Absolutisht po, ne u kujdesëm shumë. Këtë turne e fituam vitin e kaluar, e kemi të stampuar në fanellën tonë. Ne u përgatitëm për këtë ndeshje në mënyrën më të mirë të mundshme, ishim të përqëndruar nga minuta e parë e deri në të 95-tën. Kundërshtari ishte në gormë të shkëlqyer, por ata gjetën Interin e madh që fitoi me meritë.”

Si planifikoni të menaxhoni Skriniarin?

“Vendosa ta lë në tribunë për ta lënë të qetë, por nuk ka probleme me të. Ai do të jetë me ne deri më 30 qershor, do të stërvitet në mënyrën më të mirë, ai është profesionist. Pastaj herë pas here do të zgjedh nëse do ta aktivizo.”

Aktivizimi i Darmian si mbrojtës i tretë, ide e shkëlqyer

“Po, por unë e kam aktivizuar atje vitin e kaluar dhe ai bëri atë në mënyrën më të mirë të mundshme. Të kesh lojtarë si ai dhe D’Ambrosio, të cilët janë gjithmonë gati për çdo pozicion që i cakton trajneri është një avantazh i madh. Darmian e di këtë, ai stërvitet gjithmonë fort”.

Pse ka gjithmonë kritika kur Interi barazon ose humbet?

“Faktet flasin vetë, fusha flet vetë. Ne duhet të luajmë gjithmonë ndeshje të tilla, duke u përpjekur të ecim përpara në çdo kompeticion. Nuk është e lehtë, por ne e donim këtë kualifikim para tifozëve tanë, u dhamë atyre gëzimin e madh. Të mos harrojmë se kë kishim përballë, një prej skuadrave më të mira në Itali.”

Si ishte Lukaku?

“Mirë, sot ishte mirë. Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si e shoh atë duke punuar, pastaj do të më duhet të bëj zgjedhje herë pas here. Edhe Correa po rifiton formën e tij fizike, por jam i lumtur për Lukakun sepse sa më shumë kohë kalon, aq më mirë bëhet.”/ h.ll/abcnews.al