Inzaghi i hap kartat një ditë para, si do e rreshtojë Interin në derbi ndaj Milanit

schedule09:42 - 4 Shkurt, 2022

schedule 09:42 - 4 Shkurt, 2022

Inter-Milan do të tërheqë vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit të shtunën. Derbi i Madonnina luhet nga ora 18:00 dhe te kampionët në fuqi të Italisë nuk ka dilema për formacionin.

Simone Inzaghi në portë do ta aktivizojë si zakonisht kapitenin Handanovic, kurse para tij do të jetë treshja Skriniar-De Vrij-Bastoni.

Dumfries dhe Perisic janë favoritët për të luajtur nga krahët, kurse në mesfushë nuk ka dyshime për Brozovic, Barella dhe Calhanoglu.

Lautaro Martinez gjithashtu është i paprekshëm në sulm dhe do të luajë së bashku me boshnjakun Edin Dzeko.

Si do e rreshtojë Inzaghi Interin (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Çalhanoglu, Perisic; Lautaro Martinez, Dzeko. Trajner: Inzaghi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!