Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Frattesi shumë i rëndësishëm për Interin, Thuram e donim patjetër në ekip

schedule14:02 - 23 Tetor, 2023

schedule 14:02 - 23 Tetor, 2023

Në prag të sfidës të Interit ndaj Salzburg, Simone Inzaghi, trajneri zikaltër ka komentuar sfidën.

“Rotacionet duhet të jenë një ndhihmë e madhe, për mua dhe për të gjithë. Kemi shumë lojtarë që kanë luajtur me kombëtaret dhe kanë shpenzuar energji.

A do të luajë Frattesi? Davide është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, unë ende duhet t’i vlerësoj të gjitha këto situata. Do të shohim në stërvitjen e sotme dhe nesër në mëngjes. Është e qartë se Davide është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, i cili në periudhën e fundit ishte ngadalësuar për shkak të një dëmtimi që e bëri të humbasë dy ndeshje. Më pas ai u kthye kundër Anglisë.

Lautaro dhe Thuram në nivel numerik përfaqësojnë një nga çiftet e sulmit më të mira në Europë dhe a më befason francezi? Jo, ai ëshë një lojtar që e kemi ndjekur për një kohë shumë të gjatë. Cilësitë e tij janë të padiskutueshme dhe ne të gjithë i dinim ato. Është e qartë se përfshirja në një ekip të ri, në një kampionat të ri, mund të çojë në njëfarë hezitimi për adaptimin e tij, por ai ka punuar fortë dhe është përshtatur menjëherë në ekipin zikaltër. Së bashku me Lautaron janë më të fortë”, është shprehur Inzaghi./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!