Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: Fitore e merituar, tani sytë nga Champions

schedule15:27 - 31 Tetor, 2021

schedule 15:27 - 31 Tetor, 2021

Simone Inzaghi ka folur pas ndeshjes ndaj Udinese ku Inter fitoi me rezultatin e pastër 2-0 me dopietë të argjentinasit Correa.

“ Nuk ishte një ndeshje e lehtë sepse Udinese është një ekip shumë I mirë fizikisht.

 

Ne ishim të vendosur mirë në fushën e lojës dhe djemtë bënë atë që duhej për të patur në kontroll ndeshjen.

Correa sapo është kthyer nga dëmtimi dhe përsëri bëri një ndeshje të bukur ku u tregua vendimtar.

 

Kam besim tek ai Correa që unë njoh, kur është në formën e tij më të mirë është e vështirë ta markosh.

Barella dhe Brozoviç janë truri I ekipit tonë, qarkullojnë topin dhe ndërpresin aksione në momentin e duhur.

Mbrojtja shumë mirë sot , bashkë me Handanoviç që bëri disa ndërhyrje deçizive.

 

Dumfries ka nevoj për vetbesim, është një lojtar me shumë pontencial .

Tashmë ne duhet të mendojmë për ndeshjen në Champions League, duhet të bëjmë kujdes dhe të fitojmë.”

Këto ishin fjalët e teknikut italian në një intervistë për “DAZN”./ H.LL/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!