Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi: E dominuam Milanin, Donnarumma bëri pritje të jashtëzakonshme

schedule23:26 - 26 Prill, 2021

schedule 23:26 - 26 Prill, 2021

Mbrëmjen e sotme Lazio mori një fitore me shumë rëndësi me shifrat 3-0 ndaj Milanit dhe i dha një goditje të madhe kuqezinjve, teksa hyri në garën për një vend në Europë vetë. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i Lazios, Simone Inzaghi.

“Luajtëm shumë mirë. E dinim se ishte një finale dhe e dinim se ishte shans i madh për të arritur vendet e para në renditje. Ishte fitore e qartë. Donnarumma bëri dy pritje të mëdha ndaj Immobile dhe Correa dhe mendoj se pak portierë bëjnë të tilla ndërhyrje.

Correa është lojtar i shkëlqyer. Jam me fat që e stërvis atë dhe kur ai është mirë ka treguar se mund të bëjë ndeshje të mëdha dhe i luan ato në mënyrën më të mirë. Bëmë ndeshje të madhe. Kisha kohë pa e parë ekipin drejtpërdrejt dhe më pëlqeu shumë ekipi.

Shpresojmë të jemi mes katër të parëve, por stafi dhe unë e morëm ekipin jashtë Europës pesë vite më parë dhe ky do të ishte viti i pestë radhazi, që kualifikohemi në Europë. Padyshim që do ishte një arritje e madhe. Milani gjeti një Lazio të mrekullueshme mbrëmjen e sotme”, u shpreh Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!