Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Inzaghi duartroket Interin: Reagim i madh pas Realit

schedule21:15 - 18 Shtator, 2021

schedule 21:15 - 18 Shtator, 2021

Lumturi dhe pothuajse një ndjenjë lehtësimi për Simone Inzaghin pas fitores ndaj Bolognas në San Siro. Një shfryrje ndaj humbjes në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit.

“Kisha shumë frikë nga kjo ndeshje pas një mbrëmje si ajo me Real Madridin,  kur humbëm pavarësisht një paraqitje të shkëlqyeshme. Është e drejtë të analizosh përtej rezultatit dhe e përgëzova ekipin edhe nëse është e poimagjinueshme të mos fitosh për shkak të mënyrës sesi luajtëm”, u shpreh Inzaghi.

Një opinion nuk mungoi për Dumfries, pasi për herë të parë ishte titullar dhe bëri një performancë shumë të mirë.

“Ai po stërvitej mirë dhe i duhej një periudhë ambientimi që në fakt ishte më e shpejtë nga se pritej. Ai është lojtar i cilësisë dhe sasisë, ai ka dëshireë të mësojë edhe gjuhën dhe po studion italisht,” përfundoi tekniku i zikaltërve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!