Inzaghi “all in” në transfertën e “demave”, publikohen formacionet e sfidës Torino-Inter

schedule17:13 - 21 Tetor, 2023

schedule 17:13 - 21 Tetor, 2023

“Zikaltërit” e Inter do të përballen në orën 18:00, me “demat” torinezë, në “Stadio Olimpico di Torino”, në sfidën e velfshme për javën e 9 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim objektivi kryesor i djemve të Simone Inzaghi do të jetë sigurimi i 3 pikëve.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Ivan Juric i ka rreshtuar “demat” e tij me formulën e zakonshme, 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Milinkovic-Savic e para tij Rodriguez, Schuurs e Tameze. Në krahët e mesfushës janë Lazaro e Bellanova, me qendrën që mbulohet nga Linetty e Riçi. Ndërkaq më të avancuar janë Vlasic, Seck e Pellegri.

Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur Yann Sommer e para tij Pavard, De Vrij e Acerbi. Në krahët e mesfushë janë Darmian e Dimarco, me treshen Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan që do të “dirigjojnë” lojën nga mesfusha. Ndërkaq, në sulm janë vendosur dy “bomberat”, Marcus Thuram e Lautaro Martinez. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!