Në më pak se 1 orë, “blutë” e Napoli do të presin në mitikun e tyre, “Diego Armando Maradona”, “zikaltërit” e Inter, në përballjen më të rëndësishme, të javës së 14-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Ëalter Mazzari i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur italiani, Alex Meret. Në krahët e mbrojtjes janë Natan e Di Lorenzo, me qendrën që mbulohet nga Ostigard e Rrahmani. Në mesfushë janë vendosur Elmas, Lobotka e Anguissa, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Kvaratskhelia, Victor Osimen e Politano.
Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka rreshtuar “zikaltërit” e tij, me formacionin 3-5-2, ku në portë është vendosur si zakonisht, “helveti”, Yan Sommer e para tij në mbrojtje Darmian, De Vrij e Acerbi. Në krahët e fushës janë Dumfries e Dimarco, me “dirgjimin” e lojës në qendër që bëhet nga Barella, Calhanoglu e Mkhitaryan. Ndërkaq, sulmi përbëhet nga “bomberat” e Serie A, Lautaro Martinez e Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: