Investimi i duhur/ Bashkia e nxjerr në shitje, klubi i Serie A do blejë stadiumin

schedule18:26 - 5 Nëntor, 2020

schedule 18:26 - 5 Nëntor, 2020

Spezia është ngjitur për herë të parë në histori në Serie A. “Shqiponjat e Vogla”, pjesë e të cilëve është edhe Ardian Ismajli, kanë mbledhur 5 pikë në 6 takimet e para të luajtura në elitën e futbollit italian.

Drejtuesit e klubit janë ambiciozë, duan të qëndrojnë gjatë në Serie A dhe kanë vendosur të investojnë në stadium. Spezia i luan ndeshjet shtëpiake në “Alberto Picco”, që po rikonstruktohet.

Stadiumi është në pronë të Bashkisë, që ka vendosur ta shesë për një shumë prej 5-6 milion eurosh. Calcio e Finanza raporton se pronarët e Spezias kanë vendosur ta bëjnë të tyrin stadiumin.

Një investim fantastik i drejtuesve. Stadiumi 101-vjeçar është drejt fundit të punimeve dhe skuadra e Spezias shpreson që të zhvillojë ndeshjen e parë në Serie A në “Alberto Picco” përballë Lazios (5 dhjetor). /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!