Analisti Skënder Minxhozi thotë se projekti ku dhëndri i ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump pritet të investojë në ishullin e Sazanit, ka përmasa gjigande.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ky projekt ka vlerë ekonomike, por edhe gjeostrategjike.
Skënder Minxhozi: Ky është i vetmi projekt që përveç një valencë të madhe ekonomike, sepse përmasat janë gjigande, unë këmbëngul që ka edhe një valencë shumë të madhe edhe gjeopolitike. Mos ta zgjasim, këtu biem të gjithë dakord. Marrëdhënia me Sorosin, dhe me enturazhin e Trump dhe në mes administrata e sotme amerikane, është një lojë pak e komplikuar, ose më mirë themi, një bixhoz që deri tani ka dalë me sukses dhe është e bërë e mundur që gjithë këto komponentë të mbahen në lojë dhe të jenë, si të thuash, jo të dëmshme për interesat e vendit, por le të jenë edhe miqësorë.
Ndërsa analisti Artur Zheji deklaroi se Rama e pranoi gabimin që bëri me një intervistë të dhënë më 2016 për Trump.
Artur Zheji: Ne kemi një kryeministër sot, i cili kuptoi gabimin që beri në 2016, ndërhyri në politikën e brendshme amerikane. Rama një intervistë dha te CNN. Bëri shumë bujë, ndoshta nuk ka arritur deri te Trump. Tani, çfarë ndryshimi kemi, pas 8 vjetësh, kemi një dorë në bakllava, një dorë në revani. 2016-ën duhet ta përmendje./abcnews.al