Investimet strategjike shtyhen me një vit/ Komisioni i Ligjeve rrëzon Shalsin: Ligji, deri në fund të 2024-ës

schedule18:27 - 4 Mars, 2024

schedule 18:27 - 4 Mars, 2024

Ligji për investimet strategjike do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2024. Komisioni i ligjeve ka miratuar pjesërisht ndryshimet e propozuara nga deputeti Shalsi për investimet strategjike.

Kryetarja e komisionit të ligjeve, njëkohësisht relatore e këtij drafti, Klotilda Bushka kërkoi që ndryshimet e tjera që propozohen t’i kalojnë grupit të punës që po harton një ligj të ri për investimet.

Deputeti Eduard Shalsi, propozues i kësaj nisme, ka deklaruar se ndryshimet synojnë që të vijojë tërheqja e investimeve strategjike.

Në draftin e ri propozohej ndër të tjera dhe rritje e vlerës së investimit dhe për një projekt të propozuar për t’u kualifikuar si investim potencial strategjik duhet të jetë mbi 50 milionë euro si dhe të sigurojë hapjen e të paktën 300 vendeve të  punës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!