Investimet në konvikte, Veliaj: Kemi transformuar 8 të parat

schedule13:24 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 13:24 - 10 Dhjetor, 2018

Gjatë një seminari për zhvillimin urbanistik të Tiranës, kryebashkiaku i Tiranës u ndal te investimet që po bëhen në konviktet e studentëve për përmirësimin e kushteve  të jetesës në to.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, infrastruktura në qytetin Studenti ka nisur përmirësimin rrënjësor dhe ky proces do të vijojë

“Jemi duke diskutuar për të gjithë çështjet që kanë ngritur studentët dhe teksa kryeministri pritet t’i japi zgjidhjet jo vetëm të atyre por ndoshta edhe çështjeve të tjera që duhen shtruar, jam prap i lumtur që ambasada gjermane është në fakt nga të vetmet, që ka qenë një dorë ndihmuese kur vjen puna tek qyteti Studenti, tek konviktet janë transformuar 8 të parat por kemi edhe 40, 50 të tjera dhe më vjen mirë që edhe loti i dytë i grantit të KFV-së, për të transformuar më shumë konvikte në një kohë më të shpejtë dhe për t’i bërë gati për vitin tjetër shkollor është në proces dhe për këtë besoj që meritojnë gjithë mirënjohjen e qeverisë tonë dhe të bashkisë tonë. Them të bashkisë, pavarësisht se ata që jetojnë në konvikte nuk janë qytetarë të Tiranës, por gjasat janë që 9 nga 10 do të bëhen qytetarë të Tiranës, mbasi të mbarojnë universitetin. Trajtimi i tyre dinjitoz në fashën universitare, sigurisht i bën nesër qytetarë dinjitoz të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës, synon që studentët të trajtohen me respekt dhe dinjitet, ndaj do investohet për përmirësimin e kushteve të konvikteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!