Investimet në arsim/ Muça: Infrastruktura, komponent i rëndësishëm. Zbehet paragjykimi për arsimin profesional. Profilet më të kërkuara

schedule14:31 - 9 Shtator, 2024

schedule 14:31 - 9 Shtator, 2024

Eksperti për punësimin, Erion Muça foli për investimet në sistemin arsimor në një intervistë që dha për “Money Report” me gazetaren Genta Dobra. Ai tha se krahas infrastrukturës në shkolla, duhet të punohet shumë edhe me mësuesit në mënyrë që ata të ofrojnë mësimdhënie me metoda bashkëkohore.

“Infrastruktura është komponent që ofron komponentët e nevojshëm për nxënësit. Ajo që duhet të jetë sinkron që me akomodim të mirë, nxënësi ka nevojë për një mësues të trajnuar, me metoda bashkëkohore, me mjetet e nevojshme në funksion të praktikave, hapësira rekreative që të zhvillojë aftësitë e veta sociale dhe të plotësojë gjithë ciklin e domosdoshëm për të marrë maksimumin nga arsimi.” u shpreh eksperti.

Më tej, ai shtoi se kërkesat gjithmonë e më shumë në rritje për arsimin profesional kanë “zbehur” paragjykimin e krijuar për të.

“Domosdoshmërisht ka një trend në zbehje totale të gjithë paragjykimit për këto shkolla. Tanimë është zgjedhje e lirë e arsimit profesional sesa një vend në të cilin shkojnë nxënësit që nuk arrijnë dot të përballojnë arsimin e mesëm të formimit të përgjithshëm, gjë që kanë bërë që industria të kenë një sy drejt shkollave profesionale.”, shtoi ai.

Sipas tij, përpos hoteleri-turizmit, kërkesa në rritje në arsimin profesional ka pasur edhe në teknologjinë e informacionit apo në fushën e specializimit të paneleve diellore.

“Më e kërkuar teknologji informacioni dhe komunikimi. Janë shkollat që janë profile teknike, elektrike dhe hidraulike. Më e rëndësishme që ka pasur kërkesa në rritje në 3 vitet e fundit janë ata që kanë specializimin e paneleve diellore dhe janë trendi i kohës sa i përket specializimit për efekt të interesit të lartë drejt sipërmarrjeve për t’i montuar këto impiante.”, u shpreh eksperti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!