Investimet e kryera nga presidenti Agim Demrozi bëjnë të mundur qëndrimin e Egnatias në elitë

schedule21:43 - 31 Maj, 2022

schedule 21:43 - 31 Maj, 2022

Egnatia do të vijojë të jëtë pjesë e elitës së futbollit shqipetar edhe në sezonin futbollistik 2022-2023, Kategorisë Superiore, kjo pasi mundi në stadimumin Arena Egnatia skuadrën e Korabit më rezultatin 2-0.

Emri i qytezës së vogël do të jetë sërisht pjesë e 10 skuadrave më të mira shqipëtare të futbollit të cilat sezonin e ardhshëm do të konkurojnë mes tyre.

Të shumtë ishin skeptikët që e pohonin shpesh herë seEegnatia do të ishte pjesë e kategorisë së Parë sezonin tjetër por e kundrëta ndodhi, pasi presidenti i klubit Agim Demrozi ka dhe meritat kryesore duke qënë hap pas hapi pranë ekipit.

Investimet e kryera nga presidenti Agim Demrozi në dy vitë bënë të mundur shpalljen kampion të skuadrës së Egnatias në sezonin futbollistik 2020-2021 në Kategorinë e Parë, çka e ngjiti këtë skuadër vitin e shkuar në mes 10 skuadrave elitare të fubollit shqipëtar, pjesë e së cilit Egnatia do të jetë edhe sezonin e ardhshëm, kjo falë fitores ndaj skuadrës së Korabit me rezultain 2-0, çka e vulosi përfundimisht qëndrimin e egnatias në Kategorinë Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Serioziteti dhe korrektësia e treguar nga presidenti Agim Demrozi bëri që ekipi të japë maksimumin në ndeshjet e fundit dhe në atë kundër Korabit ditën e sotme.

Tifozët rrogozhinas të cilët e kanë ndjekur hap pas hapi këtë skuadrë dukë qënë lojtari i 12 në çdo ndeshje brënda e jashtë fushe, u jep të drejtën që ultrasit të ëndërrojnë sezonin e ardhshëm arritjen e objektivave që në fakt ky ekipi i kishte edhe në sezonin e sapo mbyllur, marrjen pjesë në kupat e europës. Ekipi i Egnatias u rëndit në vëndin e 8 në tabelën e klasifikimit në kuotën e 35 pikëve, me 8 fitore, 11 barazime dhe 17 humbje, dukë lënë pas Dinamon e Skëndërbeun të cilat zbresin në një kategori më poshtë.  /abcnews.al/


FALEMINDERIT PRESIDENT!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!