Investimet e huaja me ndikim në sektore strategjike do të kalojnë në një filtër të vecantë kontrollesh. Projektligji është hedhur për konsultim dhe parashikon që të kalojnë në lupë investime të huaja direkte në sektorë të ndjeshëm që lidhen me infrastrukturën, asetet, mallrat ose shërbimet që janë thelbësore në sektorët e energjisë, transportit, shëndetësisë.Po ashtu edhe një nënkategori tjetër e cila është vlerësuar si Investime të huaja direkte në sektorë veçanërisht të ndjeshëm dhe aktiviteti i ndërmarrjes lidhet me infrastrukturat, asetet, teknologjitë, mallrat ose shërbimet, duke përfshirë shërbimet e kërkimit dhe zhvillimit.
Kjo masë ëshët marë pasi Çështjet e lidhura me sigurinë kombëtare dhe rendin publik kanë evoluar përgjatë viteve dhe aktualisht po i kushtohet një vëmendje gjithnjë e në rritje kërcënimeve hibride, si sulmet kibernetike, fushatat e dezinformimit apo rrjedhjet e të dhënave personale, të cilat shihen si mjete për cënimin e sigurisë kombëtare apo rendit publik të një vendi. Gjithashtu, sektorët kritikë të medias dhe informacionit sensitiv ndikojnë drejtpërdrejt transparencën dhe demokracinë e vendit.
Kontrolli dhe hetimi i investimeve të huaja do të realizohet nga Komiteti Ndërministror për Shqyrtimin e Investimeve të Huaja Direkte, i kryesuar nga Ministri i Ekonomisë dhe ku marrin pjesë përfaqësues nga financat, infrastruktura dhe energjia, mbrojtja, rendi, diplomacia, drejtësia, Agjencia e Inteligjencës, AKSHI, Agjencia Kombëtare e Falimentimit, si dhe institucione të tjera sipas rastit.
Në rats të mos zbatimit të rregullave apo mos dhënies së informacionit parashikohen edhe një sërë masash administratavite. Për të gjitha ato subjekte që nuk zbatojnë ligjin parashikohet vendosja e gjobave që varion nga 5 -10 mijë euro në rast të mosdorëzimit të informacionit të kërkuar, ndërsa për paraqitje të qëllimshme të informacionit të rremë, parashikohet gjobë 50 mijë euro./abcnews.al

