Investime norvegjeze në sektorin energjetik në Shqipëri? Rama: Shpresojmë në mbështetjen e miqve që janë model sukesi

schedule13:25 - 17 Nëntor, 2022

schedule 13:25 - 17 Nëntor, 2022

Kryeministri Edi Rama ka folur rreth mundësisë të investimeve norvegjeze në sektorin e energjsië në Shqipëri.

Në konferencën për mundësitë për investim në ëenergjinë e ripërtëritshme në rajon në Beograd, Rama theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

“Nuk do doja që të merreja kohën me përshkrimin e projeketeve që kemi. Do doja të theksoja rëndësinë e rajonalizimit të tregut energjetik. Është e udhës që ne të bashkëpunojmë që këto tregje të jenë të strukturuara të një harte që e përsëris, që ne shpresojmë që të kemi mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë nga Norvegjia, që janë një model suksesi”, tha Rama.

Ndërkohë, përfaqësuesi i qeverisë norvegjeze tha se Shqipëria do të jetë vend interesant për investime.

“Edhe Shqipëria do të jetë një vend intersant për investimet norvegjeze. Shpresoj ta përdorim këtë platformë për të rritur bashkëpunimin qeveritar, por edhe bashkëpunimin mes bizneseve”, tha zv/ministri norvegjez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!