Investime në ujësjellës-kanalizime, Balluku: Në 2025, 80 milion euro për këtë sektor

schedule17:58 - 22 Tetor, 2024

schedule 17:58 - 22 Tetor, 2024

LEZHË- Infrastruktura në rrugë dhe ujësjellës-kanalizime do të jenë dy sektorët prioritarë në projektbuxhetin për vitin e ardhshëm.

Zv. kryeministrja Belinda Balluku tha se janë 80 milion euro që do të përdoren për ndërtimin e ujësjellësve në vend.

Nga këto investime do të marrin shërbim më cilësor me ujë mbi 210 mijë banorë.

Zv. kryeministrja  mori pjesë në prezantimin e Programi Infrastruktura Bashkiake V,  e cila parashikon një ndërhyrje të rëndësishme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në disa bashki me financimin e qeverisë gjermane. Projekti nis në Lezhë për të vijuar më pas në Shkodër e Berat.

Investimet synojnë që të eliminojnë përmbytjet në qarkun Lezhë por njëkohësisht edhe të sigurojnë furnizim me ujë 24 orë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!