Juventusi godet në merkato. Bardhezinjtë kanë arritur akordin me Nantes për huazimin e Abdoulaye Dabo, 19-vjeçarit francez me origjinë nga Guinea. Lojtari aktivizohet në të gjithë pozicionet e sulmit, edhe pse i pëlqen të niset nga e majta.
Juventusi do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit. Dabo do të aktivizohet me ekipin U23 në fillim për t’u përshtatur me futbollin italian, teksa do të jetë në vëmendjen e trajnerit Andrea Pirlo.
Një investim për të ardhmen, teksa Dabo njihet për forcën fizike dhe driblimin e mirë. Ky i fundit ishte vetëm 16 vjec kur nënshkroi kontratën e parë si profesionist me Nantes, diçka që s’e kishte bërë askush më parë në moshë aq të re me klubin francez. /abcnews.al